O’Brien: Kosova e Serbia tashmë kanë bërë progres

Këshilltari për siguri shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.

“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë po bëjnë progres. Bisedat tona këtë mëngjes kishin në qendër forcimin e raporteve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet e mëtejme pasdite”, ka thënë këshilltari për siguri shtetërore, Robert O’Brien, bëhet e ditur përmes një postimi në Twitter nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

Reklama