Nxënësi nga Rahoveci, pjesë e garës ndërkombëtare të fizikës në Letoni

Nga data 31 maj deri më 4 qershor, në Riga të Letonisë do të mbahet gara ndërkombëtare e fizikës.

Në garë do të marine pjesë edhe nxënës nga Kosova, prej të cilëve një është nga komuna e Rahovecit.

Siç ka njoftuar drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, pjesëmarrës në garë është Selim Krasniqi nga shkolla fillore “Milaim Krasniqi” në Patasel.

Njoftimi i plotë:

Kosova pjesë e garës ndërkombëtare të fizikës e cila do të mbahet nga data 31 maj deri me datën 4 qershor në Riga të Letonisë.

Dhe pjesë e kësaj gare është edhe nxënësi nga komuna jonë Selim Krasniqi nga Shkolla fillore “Milaim Krasniqi” në Pastasel!

Reklama