
Drejtoria e Arsimit dhe ajo e Shërbimeve Publike kanë vazhduar edhe sot aksionin e pastrimit, të cilit sot iu bashkangjitën edhe shumë mësimdhënës të disa shkollave.
Drejtoritë kanë falënderuar vullnetarët, nxënës e mësimdhënës, të cilët po kontribuojnë në pastrimin e Rahovecit.

Njoftimi i plotë i drejtorive:
Edhe gjatë ditës së sotme vazhdoi aktiviteti i pastrimit të ambientit. Këtij aksioni sot iu bashkuan edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave “Rudolf Walther” në Dejnë/Dobifol, “Rilindja” në Çifllak, “Mustafë Ibishi” në Kramovik dhe “31 Marsi” në Guri të Kuq”!
Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike falenderojnë të gjithë vullnetarët, mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët pa përtesë i janë bashkuar këtyre aksioneve për të mbajtur ambientin dhe natyrën tonë sa më të pastërt!
Së bashku për një ambient të pastër🎄🍀🌳🌲🌸🎄🌿🌺🎄❗️
