“Nuk është në Danimarkë e as në Francë, është në Rahovec!”

Drejtoria e Bujqësisë ka publikuar një video në faqen zytare në Facebook, ku shihet një sistem i avancuar i mjeljes së lopëve, që është mundësuar përmes zyrës konsulentë të angazhuar nga Komuna e Rahovecit.

Në njoftim thuhet  i gjithë procesi i mjeljes kryhet tashmë përmes makinerive të cilat ndikojnë në rritjen e sasisë së prodhimit të qumështit dhe në sigurinë e prodhimtarisë.

Njoftimi i plotë:

Nuk është në Danimarkë, as në Francë është në Rahovec!

Përmes zyrës konsulente të angazhuar nga Komuna e Rahovecit, kemi arritur që të ndërtojm stalla më moderne dhe standarde më te avancuara për sektorin e blegtorisë.

I gjithë procesi i mbajtjes së kafshëve dhe mjeljes, kryhet përmes makinerive të cilat ndikojn në rritjen e sasisë dhe sigurisë së prodhimit në rradhë të parë.

Nga programi bujshëm i DBPZHR-së, ne do të vazhdojmë që të përkrahim sektorin e blegtoris, pasi që puna jonë e deri tanishme ka sjellur rezultate konkrete në ngritjen e kapacitetve prodhuese në ekonomitë familjare.

Rahovec, 10 Qershor 2021!

Reklama