Nokia del me telefonin e pashkatërrueshëm që baterinë e mban një muaj – Video

Që nga “pushtimi” i saj, Nokia tani po konkurron përsëri në treg. Nokia ishte e njohur për telefonat e saj me karakteristika të ngulitura, e cila i qëndron kohës.

Nokia 800 Tough është një telefon i vogël dhe po thuajse i pashkatërrueshëm. Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe është ndërtuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta, transmeton Telegrafi.Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballojë përplasjet e forta dhe i reziston ujit.

Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ky telefon ka ekran 2,4 inç dhe ka dy ngjyra, hiri dhe e zezë. Madhësia e telefonit është 145.4 x 62.1 x 16.11mm dhe peshon 161g.

Përveç standardit të tij MIL-STD-810G dhe rezistencës së ujit në nivelin IP68, ajo e ka kaluar edhe provën e rënies prej 1,8 metrash. Sipas kompanisë, thellësia e zhytjes së ujit mund të arrijë 1.5 metra dhe koha më e gjatë e zhytjes është 30 minuta.

Për sa i përket performancës, sistemi operativ është KaiOS dhe përdor një Qualcomm 205 SoC. Ai gjithashtu përdor 512MB RAM dhe 4 GB ruajtje të brendshme. Përdor gjithashtu një kamerë 2MP. Për sa i përket rrjetit, Nokia 800 Tough mbështet 4G, Wi-Fi dhe GPS. Në Evropë, ky telefon kushton 109 euro.

Ajo që është mbresëlënëse është se mund të hapë Google Assistant, Twitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe Whatsapp.

Reklama