Njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, ky është lajmi i fundit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim sa i përket njohjes së patentë shoferëve në Gjermani.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021, të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.

Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullore pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit.

Përzemërsisht, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

 

Reklama