Njohësi i bletarisë Nehru Salihu tregon se si duhet ushqyer bletët gjatë muajit korrik

Nga Nehru Salihu – njohës i bletarisë

Gjatë muajit korrik, në pjesët e ulëta, ka më pak kullosë në natyrë, pasi që livadhet janë kositur, kurse në pjesët malore vegjetacioni është i më vonshëm dhe ka kullosa të konsiderueshme, e posaqërisht nëse aty ka bli.

Në përgjithësi gjatë këtij muaji temperaturat janë më të larta të cilat e thajnë nektarin edhe ashtu në kullosë të zvogluar, në shoqëritë e reja në masë më të madhe bie produktiviteti i mëmave të bletëve për shkak të mungesës së nektarit, prandaj preferohet ushqimi i tyre.

Bletarëve u preferohet se nëse kanë mundësi bletët t’i transferojnë në ndonjë vend më të përshtatshëm ku bletët mund ta shfrytëzojnë ndonjë kullosë ndihmëse. Me qëllim që t’i mbrojmë bletët që mos të vjen gjer tek dëmtimi i tyre, rekomandohet të ndërmerrën këto masa:

– Zgjojet e bletëve të vendosën në vende ku do të kenë hije e sidomos nga mesdita dhe orët e para të pasditës. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë mbi kapakun e zgjojeve të vendosët bar i njomë, sanë apo ndonje leckë e lagur me qëllim që ta ulim temperaturën e kapakut i cili është nga llamarina dhe thithë rrezet e diellit në masë të madhe.

– Hyrja në koshere të jetë e hapur në tërë gjerësinë, me qëllim të qarkullimit të ajrit të freskët në zgjua.

– Për shkak të temperaturave të larata, kullosa është e varfër dhe kemi rezerva të pamjaftueshme të ushqimit, shoqëritë e reja dhe të dobëta mund të vijnë tek një bllokadë totale, e sidomos nëse i kanë hojet jo të mira, mund të vjen edhe gjer tek lëshuarja e kosherës nga komplet shoqëria e bletëve, me qëllim e dëshirë që të gjejnë shpëtim.

Që të mos vjen deri tek kjo dukuri e pa dëshirueshme, gjatë këtij muaji bletëve duhet t’u kushtohet kujdes i veçantë, e posaqërisht zgjojeve të reja dhe të dobëta. Kjo arrihet me ushqim stimulues ,I cili, përpos që do të ju shërbej si ushqim për rritjen e pjellshmërisë, njëherit do të bëjë edhe uljen e temperaturës në zgjua.

– Furnizimi me ujë të freskët duhet të jetë i rregullt. Uji i freskët ndikon në masë të madhe në mbajtjën e disponimit të punues në zgjua si dhe e mbajnë temperaturën e nevojshme në zgjua.

– Vazhdoni prodhimin e mëmave nësë keni nevojë për to.

– Nëse jeni përcaktuar për roitje artificiale, ushqimi me sherbet është i domosdoshëm.

– Nëse i transferoni zgjojet e bletëve në ndonjë terren me kullosë, këtë e bëni në temperaturë më të ulët se 25 °C.

– Transportimin e bletëve bëni vetëm gjatë natës ose nëse moti është me reshje apo vranësira.

-. Nëse bëni transportimin e bletëve në kullosa, atëherë duhet paraprakisht ta nxjerrni mjaltin.

– Përgatitjeve për transport duhet t`i kushtohet rëndësi e veçantë, e posaqërisht ventilimit. Tavani i kosherës duhet të ketë rrjetë për ventilim me qëllim që mos të nxehën larvat.

– Në zgjojet ku nuk ka rezerva ushqimi, duhet të ushqehen dhe të stimulohen mëmat për rritjen e pjellshmërisë.

– Gjatë këtijë muaji edhe varooa e arrin maksimumin e zhvillimit të vet, prandaj duhet ndërmarrë masat e luftimit biologjik.

– Transferimi i bletëve në kullosa të blinit dhe lulediellit duhet ta bëni me kohë. /Gazeta Bujku

– Gjatë muajit korrik ndërmerrni masat mbrojtëse edhe ndaj grerëzave dhe dëmtuesve të tjerë të jashtëm.

Reklama