Njoftimi i Drejtorisë së Bujqësisë për fermerët dhe vreshtarët që aplikojnë për subvencionet 2020

Drejtoria e Bujqësisë, sot ka lëshuar një njoftim për fermerët vreshtarët e Rahovecit, lidhur me aplikimin për subvencione për vreshta për vitin 2020.

Drejtoria ka sqaruar se fermerët të cilët posedojnë vetëm vreshta, nuk kanë nevojë të nxjerrin ndonjë dokument të veçantë për aplikim, nëse nuk ka ndryshuar sipërfaqja e vreshtave të tyre.

Në njoftim thuhet se njoftimi mund të bëhet me letërnjoftim.

“Për aplikim të subvencioneve për vreshta për vitin 2020 (ata të cilët posedojnë vetëm vreshta) nuk duhet të nxjerrin asnjë dokument tjetër, përveç nëse ka ndryshim në sipërfaqe! Faza e aplikimit kryhet vetëm me letërnjoftim!”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.