Një pyetje idiote i bëhet Rita Orës në Tiranë, ajo ia kthen: Cfarë pyetje palidhje

Një fans shqiptar i ka propozuar martesë Rita Orës pas koncertit të mbajtur në Tiranë.

Një video e cila po qarkullon në TikTok tregon momentin kur artistja veç ka dalë nga skena ndërkohë fansi e pyet; “Rita a do martohesh me mua?”.

Këngëtarja pati një përgjigje goxha epike ndonëse qeshi me pyetjen.

“Çfarë pyetje palidhje hahah”, tha ajo.

Kujtojmë se një pyetje e njëjtë i ishte bërë Rita Orës edhe në Kosovë në vitin 2018, duke shkaktuar reagime të shumta tallëse ndaj personit që ishte paraqitur para saj si gazetar.

Vidoen mund ta shihni këtu.