Një person vdes pasi vetaksidentohet në Gjonaj të Prizrenit

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”.

Reklama