RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Një parashikim i motit më afatgjatë: disa shenja për reshje shiu

    29/10/2022 - 13:47
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Bllokada e fuqishme anticiklonike po kushtëzon mot mjaft stabil në rajonin tonë duke mundësuar të ashtuquajturen “verë indiane” të zgjasë me javë të tëra dhe kjo pritet të vazhdojë edhe në fillim të Nëntorit me temperatura maksimale mbi 20 gradë Celsius në Kosovë e mbi 25 gradë Celsius në Shqipërinë mesdhetare.

    Duke u bazuar në ecuritë aktuale sinoptike kemi gjasa për shembjen e bllokadës antcikloniku dikue rreth datës 4 ode 5 Nëntor me një front që vjen nga veriperëndimi duke kushtëzuar edhe krijimin e një cikloni kalimtare në juglindje të Evropes.

    Cikloni pritet të kushtëzojë shtim të konsiderueshëm të vranësirave pas shumë ditëve me diell dhe pastaj reshje shiu të cilat në vendet malore do të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e shiut rreth datës 4 ose 5 Nëntor do të përfshinin Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Kosovën lindore.

    Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike moti do të stabilizohej shpejtë pas një dite ose dy me shi dhe borë në viset më të larta (dhe ulje të temperaturave) dhe pastaj do të pasonte përsëri rritja e temperaturave, por duke pas para sysh se ky parashikim është mjaft afatgjatë ndryshimet mund të ndodhin dhe për çdo ndryshim eventual do të lajmëroheni me kohë në postimet tona të përditshme.

    Pra, deri më 4 ose 5 Nëntor (me siguri të fortë) pritet të kemi mot plotësisht stabil, të ngrohtë dhe me diell, pastaj shtohen gjasat për ndryshim të gjendjes sinoptike./MeteoBallkan

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.