Një muaj arrest shtëpiak për 23 të dyshuarit në rastin e patentë shoferëve

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj 23 të pandehurve në rastin e patentë shoferëve.

Ndaj të pandehurit F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A dhe M.M, dyshohen se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kurse të pandehurit e tjerë A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit”.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për secilin veç e veç, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit deri me datë, 05.07.2019, në bazë të marrëveshjes paraprake e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, si zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – Sektori i patentë shoferëve.

Reklama