Një femër gjendet e vdekur në Suharekë

Një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Suharekë.

Rasti ka ndodhur të dielën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Reklama