NISMA mohon se Limaj ishte në zyrat e VV-së

Nisma Socialdemokrate ka mohuar që kreu i tyre ka pasur takim me zyrtarë të VV-së në zyrat e këtyre të fundit.

Përmes një reagimi, Nisma bën të ditur se Limaj nuk ka pasur asnjë takim ndaras me partitë politike.

Siç thonë ata, takimi i vetëm që është zhvilluar nga kreu i tyre ka qenë ai me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.

“Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, bashkë me drejtues të partive politike ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, z. Josep Borrell. Kryetari Limaj në këtë takim është përshëndetur me të gjithë liderët e partive që ishin prezent në këtë takim. Por, nuk ka zhvilluar asnjë takim ndaras me asnjë përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë, siç u raportua në disa media gjatë ditës se sotme”, thonë NISMA.

Sidoqoftë, mediat raportuan për një takim të shkurtër të Limajt, duke pretenduar se aty po flitej për ndonjë skenar tjetër të mundshëm për krijim të Qeverisë.

Ndryshe, vetë Limaj nuk u përgjigj kur u pyet nga gazetarët nëse do të votonte Qeverinë Kurti. Ai tha vetëm “ditën e mirë” dhe u larguar.

Reklama