Nisin punimet për fushën sportive në Lagjen e Epërme

Kryetari Smajl Latifi ka inaguruar sot nisjen e punimeve të fushës së re sportive në Lagjen e Epërme.

Komuna e Rahvoecit ka nisur një projekt për ndërtimin e disa fushave sportive në fshatra e qytet.

“Vazhdojmë me ndërtimin e fushave sportive, të cilat aq shumë ju kanë munguar të rinjve tanë. Sot, në Lagjen e Epërme, në qytet, nisi puna për një fushë tjetër sportive në komunën tonë. Derisa në Dejnë po vazhdojnë punimet, së shpejti do të ndërtojmë edhe dy fusha të tjera sportive, në Kramovik dhe Opterushë”, ka shkruar Latifi.

Reklama