Nisin punët për ndriçim pubik në Polluzhë

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar sot se kanë nisur punimet për shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në fshatin Polluzhë.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se gjatë kësaj jave do të nis edhe instalimi i kabllove nëntokësore për ndriçim edhe në fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc, ndërkaq më pas do të vazhdohet me Patasel dhe Senocin.

Njoftimi i plotë:

Sot filluan punimet me ndriçimin publik në fshatin Polluzhë!

Në proces të fillimit për punë, sipas planifikimit, fillojmë me instalimin e kabllove nëntokësore gjatë kësaj jave edhe në fshatin Hoqë e Vogël dhe Brestoc.

————————–

P.s. Pas përfundimit të këtij vendbanimi vazhdojmë me ndriçim në fshatrat Pastasel dhe Senoc!

Reklama