Nisin hetimet ndaj Plazmas, po dëmton prodhuesit vendorë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari njofton se ka marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e produkteve të ëmbëlsirave dhe biskotave.

“Kemi vërejtur që së fundi ka një import të shtuar nga tregu i Serbisë dhe kryesisht janë rritje të disa produkteve konditorike. Ne kemi marr vendimin për hapjen e hetimeve për importin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave dhe biskotave, të importuara nga Serbia”, tha Hajdari.

“Ky vendim vjen pas vendimit të Departamentit të Tregtisë dhe rekomandimeve nga Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importe. Në bazë të analizave preliminare, produktet e importuara nga ky shtet janë në sasi të rritur dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendës”, ka përfunduar ajo.

Ndër biskotat më të njohura që importohen nga Serbia janë Plazma keksat.

Reklama