Nis zgjerimi i ndriçimit publik në Lagjen e Epërme në Rahovec

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi, dje ka njoftuar se në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec ka nisur zgjerimi i ndriçimit publik.

Ai ka thënë se ndriçimi po realizohet nëpërmjet një sistemi modern, me kabllo të vendosura nën tokë dhe shtylla të metalit.

“Sot ka filluar zgjerimi i ndriçimit publik në Lagjën e Epërme të qytetit saktësisht në rrugën Bekim Isma, ndriqimi do të  jetë modern me kablla nëntokësore dhe shtylla të metalit, projektet të tilla janë të mirëseardhura çdoherë për banorët sepse ofrojnë një siguri më të madhe për lëvizje gjatë natës, përpos kësaj rruge do të vazhdojmë edhe më tutje me vendosjen e ndriçimit publik në disa rrugë tjera në lagje”, ka shkruar ai.

Përboqi ka falënderuar kryetarin Smajl Latifi për këtë projekt, i cili ka qenë edhe premtim zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet komunale.

“Shtrirja e ndriqimit publik në lagje ka qenë premtim i kryetarit Smajl Latifi, ky premtim tashmë po realizohet! Faleminderit kryetar Smajl Latifi! Vazhdojmë bashkë me punë!”, ka shkruar drejtori Përboqi.

Reklama