
Në kuadër të Javës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit, kryetari Smajl Latifi sot ka nisur zbulimin e pllakave përkujtimore në tri fshatra.
”Nderuam e përkujtuam sakrificën e atyre që dhanë jetën pë liri”, ka shkruar Latifi.

Pllakat përkujtimore sot janë zbuluar në Reti, Krushë të Madhe e Celi.
Njoftimi i plotë;
Sot kemi filluar me zbulimin e pllakave përkujtimore për nder të Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit.
Në Reti (Eqrem Mazreku)
Krushë të Madhe (Haki Hoti Afrim Malsori dhe Ismet Gashi)
(Celinë -Zenel Kadriu dhe Shaban Syla)
Nderuam e përkujtuam sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, duke zbuluar pllakat që i përkujtojnë ushtarët e rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi të rënëve për liri!
