Nis vaksnimi masiv në “Fahredin Hoti”

Në QKMF-në “Fahredin Hoti” ka nisur vaksinimi masiv kundër Covid-19.

Kryetari Smajl Latifi ka thënë që ata të cilët vaksinohen do të jenë më të sigurt, duke kërkuar që të ndiqen kriteret e vendosura nga Drejtoria e Shëndetësisë për vaksinimin.

Latifi ka shkruar:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në QKMF “Fahredin Hoti”, ka filluar vaksinimi masiv kundër Covid-19.

Jam i bindur se pas procesit të vaksinimit do të jeni më të mbrojtur nga COVID-19, teksa u bëj thirrje gjithsecilit që të ndjekni informacionet nga Drejtoria e Shëndetësisë për mënyrën dhe kriteret e vaksinimit.

Reklama