Nis trajtimi i përroskës tre-kilometërshe në Malësi të Vogël

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se sot bashkë me kryetarin Smajl Latifi dhe drejtoreshën Saranda Sallteku kanë qëndruar në Malësi të Vogël, ku po trajtohet përroska tre-kilometërshe e këtij fshati.

Ai ka thënë që kjo gjë po bëhet në mënyrë që të evitohen përmbytjet e shumta që kanë ndodhur në këtë fshat, kur ka pasur reshje të dendura shiu.

Zhuniqi ka shkruar:

Bashkë me kryetarin Smajl Latifi dhe drejtoreshën Saranda Sallteku në Malësinë e Vogël, ku nga e premtja që shkoi ka nisur puna për trajtimin e përroskave në këtë fshat, në total 3 kilometra. Me këtë projekt synohet evitimi i përmbytjeve nga të reshurat e shumta, që jo rrallëherë u kanë kushtuar shumë banorëve të fshatit, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe në sektorin e amvisërisë.

Shpresojmë që projekti të përfundojë në kohë të arsyeshme dhe banorët e Malësisë së Vogël të mos përballen edhe në të ardhmen me problemet e njëjta.

Reklama