Nis trajtimi i përroskës në Pataqan të Poshtëm

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se ka filluar trajtimi i përroskës në fshatin Pataqan të Poshtëm.

Një projekt i ngjashëm tashmë ka përfunduar edhe në Opterushë.

“Pas përfundimit të punimeve në Opterushë, tani po vazhdojnë në përroskën e fshatit Pataqan të Poshtëm”, ka shkruar ai.

Zhuniqi ka theksuar se punimet nuk do të ndalen deri në përfundim të projektit.

 

Reklama