Nis shpërndarja e mekanizmit bujqësor në Rahovec, 800 fermerë do të jenë përfitues

800 fermerë rahovecas do të përfitojnë nga Komuna e Rahovecit mekanizëm bujqësor.

Sot kanë 17% e përfituesve kanë pranuar mekanizmin bujqësor, të shpërndarën nga vet Kryetari Smajl Latifi.

“Për herë të parë fermerët e Rahovecit kanë përfituar mekanizma bujqësor nga komuna.Sot kam nënshkruar kontratat me fermerët dhe kemi filluar shpërndarjen e tyre për një pjesë të përfituesve, konkretisht 52 fermerë bletar me gjithsej (403 koshere), 20 motokultivator, 25 pllugje, 28 freza dhe 8 automizer për vreshta”, ka njoftuar Latifi.

Ai ka thënë se sot janë pajisur me mekanizma 17% e përfituesve, ndërsa shpërndarja e mjeteve do vazhdojë në ditët në vijim.

“Urime për të gjithë përfituesit dhe ju siguroj se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar bujqësinë – nuk ka kush e ndal zhvillimin e bujqësisë në Rahovec!”, ka shkruar ai.