Nis rregullimi i trotuarëve te shkolla “Xhelal Hajda – Toni”

Komuna e Rahovecit ka nisur t’i rregullojë trotuaret afër shkollës së mesme “Xhelal Hajda – Toni”.

Në këtë pjesë të qytetit, trotuaret ishin dëmtuar shumë dhe këmbësorët kishin vështirësi të mëdha që të kalojnë nëpër to.

Nga fotografitë shihet se trotuaret e dikurshme do të zhvendosen në një gjerësi më të madhe, duke krijuar hapësirën e nevojshme që këmbësorët të kalojnë pa rrezikuar sigurinë e tyre.

Fotografitë janë publikuar nga Rahoveci Online.

Reklama