Nis rregullimi i shtratit të përroit në Kelmend të Kramovikut

Kanë nisur sot punimet për rregullimin e shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik.

Sipas kryetarit të komunës Smajl Latifi, i cili vizitoi Kramovikun bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, përroi do të trajtohet në një gjatësi prej 737 metrave.

“Nisën punimet për rregullimin e shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik, me gjatësi 737 metra. Është paraparë edhe kanalizimi, trotuari dhe ndriçimi.  Kështu, ky projekt i jep zgjidhje disa problemeve me të cilat janë përballur banorët, posaçërisht nga vërshimet dhe ujërat e zeza”, thuhet në njoftimin e Latifit.

Reklama