Nis rregullimi i rrugëve fushore në Xërxë, Latifi premton angazhimin e komunës për fermerët

Sot kanë nisur punimet për rregullimin e rrugëve fushore në Xërxë të Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se rrugët fushore kanë qenë kërkesë e kahmotshme e bujqve rahovecas në fshatra të ndryshme.

“Kërkesë e kahmotshme dhe e domosdoshme e bujqve të cilët me vite të tëra janë përballur me vështirësitë e lëvizjes dhe punës së tokave (arave) të tyre, ka qenë rregullimi i rrugëve fushore, e që fermerëve do t’ju mundësonte qasje më të lehtë për kryerjen e punëve agroteknike. Andaj, edhe ne si komunë duke marrë parasysh këto kërkesa, sot kemi filluar punimet për rregullimin e rrugëve fushore në fshatin Xërxe”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Kryetari Latifi ka thënë se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të punojë me përkushtim maksimal, në rregullimin e infrastrukturës publike në mënyrë që fermerëve t’u krijohen lehtësira për t’i punuar tokat e tyre.

Reklama