Nis rivendosja e kapakëve të pusetave rreth lumit Duhllo

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët e Rahovecit ka nisur t’i rivendosë kapakët e pusetave, të cilët janë dëmtuar e vjedhur kohëve të fundit.

Në njoftim thuhet se, rreth lumit Duhllo, është krijuar pasiguri për qytetarët nga pusetat e pambuluara.

Drejtoria ka ftuar inspektoratin dhe policinë që të rrisin vëmendjen ndaj këtij fenomeni, që të mbrohet prona publike.
Njoftimi i plotë:

Pas shumë dëmëve që janë bërë rreth lumit Duhllo në qytet, sidomos në heqjen e kapakëve të pusetave, është krijuar një pasiguri për qytetarët!
Sot, drejtoria e shërbimeve publike, ka filluar të vendos kapakët e këtyre pusetave.

Njiherit ftojmë inspektoratin dhe policinë e Kosovës në Rahovec, të shtojë patrullimet dhe të ndiqen personat që bëjnë dëmtimin e pronave publike!

Reklama