Nis puna për rregullimin e trotuarit të shkollës “Xhelal Hajda-Toni”

Dje ka nisur puna për rregullimin e trotuarit të shkollës së mesme të lartë në Rahovec “Xhelal Hajda-Toni”.

Kështu ka njoftuar drejtori i Arsimit, Avni Morina, i cili ka konfirmuar se projekti është investim i drejtpërdrejtë i Komunës së Rahovecit.

“Në kuadër të projektit të riparimeve në shkolla, pas ndërtimit të rrethojës së oborrit të shkollës, filloi puna edhe në rregullimin e trotuarit pranë oborrit të Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”. Edhe ky projekt është investim i drejtpërdrejtë i komunës sonë!”, ka shkruar ai.

Reklama