Nis pranimi i aplikacioneve për subvencione, Latifi zgjat orarin e punës

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se ka nisur pranimi i aplikacioneve për pagesat direkte-subvencionet për vitin 2021, dhe për këtë arsye, kryetari Smajl Latifi ka vendosur për zgjatjen e orarit të punës në mënyrë që fermerët ta kenë kohën e mjaftueshmë për aplikim që është brenda 21 ditëve.

Do të pranohen aplikacionet nga ora 08:00 deri në orën 18:00, si dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Njoftimi i plotë:

Pagesat Direkte – Subvencionet 2021

Ka filluar pranimi i aplikacioneve për pagesa direkte-Subvencioneve për vitin 2021.

Kryetari Smajl Latifi ka nxjerr vendim që të zgjatet orari i punës me qëllimin e vetëm që të gjithë fermerët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për aplikim edhe përkundër afatit të shkurtër prej vetëm 21 ditësh.

Zgjatja e orarit për pranim të aplikacioneve për fermerë është nga ora 08:00 deri në ora 18:00 e poashtu edhe të shtunën nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Nga nesër prej datës: 10.09.2021, ora 10:00 do të jenë në dispozicion të fermerëve edhe zyrat ndihmëse ne Ratkoc dhe Krushë të Madhe, ku fermerët mund të kryejnë aplikimin për subvencione.

Edhe pse këtë vit Ministria e Bujqësisë ka bërë ndryshime në procedurat për aplikim, DBPZHR siguron të gjithë aplikuesit se asnjë fermerë nuk do të mbetet pa aplikuar!

Qoftë vit i bereqetshëm i bujqëve punëtor të komunës sonë!

Reklama