Nis përmirësimi i motit dhe çelja e Pranverës

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Gjatë ditës në disa rajone priten vranësira kalimtare. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa dita e këndshme dhe stabile.

Të shtunën edhe më ngrohtë në tërë rajonin. Pritet ditë pranverore por, përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira herë pas here.

Ditëve të ardhshme pritet mot relativisht i ngrohtë, me ngritje graduale të temperaturave ditore. Priten intervale kohore me diell por edhe vranësira të herëpashershme./Meteoballkan

Reklama