Nis pastrimi anësor i rrugëve të komunës së Rahovecit

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërmarrë aksion për pastrimin anësor të rrugëve të qytetit të Rahovecit.

Sot janë duke u pastruar dy rrugë, ajo që lidhë Fortesën me Sapniqin si dhe rruga që lidhë Fortesën me Pataqanin e Poshtëm dhe të Epërm. Rrugët janë duke u pastruar nga mbeturinat e barishtet që kanë mbirë me ardhjen e Pranverës.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi ka njoftuar se projekti do të vazhdojë edhe me pastrimin e hapësirave publike, varrezave civile, lapidarëve, varrezave të dëshmorëve, rrethrrotullimeve duke përfunduar me larjen e rrugëve.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë:

Sot, kompanitë e kontraktuara nga komuna e Rahovecit, janë duke u kujdesur për mirëmbajtjen e brezave rrugor të komunës së Rahovecit!

🛣 Rruga Fortesë në drejtim të Sapniqit, duke hequr 🚮 mbeturinat përgjatë rrugës si dhe duke bërë pastrimin e rrugës nga barishtet,

🛣 Rruga Fortesë-Pataqan i Poshtëm, Patqan i Epërm, duke bërë pastrimet e rrugës nga mbeturinat dhe pastrimin e brezit rrugor në të dy anët!

Projekti, do të vazhdon me pastrimin e rrugëve, hapsirave publike, varrezave civile, lapidarëve, varrezave të dëshmorëve, rretherrotullimeve, larjeve të rrugëve!

Rahovec, 10 maj 2019

 

Reklama