Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se sot kanë filluar punimet në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë.
Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët tjerë, ishin për të parë nga afër fillimin e punimeve në këtë rrugë të rëndësishme, e cila shërben edhe si unazë e qytetit pasi e liron nga mbingarkesat.
Kjo rrugë e prioritetit të lartë përfshin sipërfaqe të mëdha të tokave të mbjella me vreshta, lidh 1000 bujq, është e gjatë 10.1km me infrastrukturën përcjellëse – dhe është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës që implementohet nga Komuna e Rahovecit.