Nis ndërtimi i rrugës që lidhë Deçanin me Plavën, Latifi: Kjo është rrugë që bashkon shqiptarët

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e ka quajtur “rrugë që bashkon shqiptarët”, rrugën që do të ndërtohet mes Plavës dhe Deçanit.

Ai ka qenë i ftuar në inaugurimin e punimeve që është mbajtur sot, duke thënë se ndihet i nderuar dhe i gëzuar, për shkak të rëndësisë që kjo rrugë do ta ketë.

Latifi shkruan:

Rruga që bashkon shqiptarët

U ndjeva shumë i nderuar dhe i gëzuar që mora pjesë në inaugurimin e punimeve të rrugës që do ta lidhë Deçanin me Plavën, trevën shqiptare në Mal të Zi.

Veç kufijve që i ndajnë shqiptarët, ka edhe barriera të tjera që pengojnë komunikimin e organizimin e tyre, siç është mungesa e infrastrukturës. Të shohësh se si barriera të tilla po thyhen dita-ditës, është shpresdhënëse se e ardhmja do të jetë më e mirë për kombin tonë.

Edhe kjo rrugë do ta përforcojë lidhjen ndërmjet shqiptarëve të Kosovës e të Plavës, do ta rrisë bashkëpunimin ekonomik e kulturor, si dhe do të jetë mundësi e re për njohje e vizita më të shpeshta ndërmjet nesh.

Reklama