Nis ndërtimi i rrugës nga Epopeja e UÇK-së deri në Majen e Shkodranit

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se sot kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës prej Epopesë së UÇK-së deri te Maja e Shkodranit.

Siç ka theksuar Latifi, në këtë rrugë të gjatë 3.3 km është i paraparë edhe një shteg për çiklizëm.

“Projekti që kap vlerën e 175,085.92 eurove është në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila e mbështet me 95,000 euro”, ka njoftuar Kryetari Latifi.

Latifi ka thënë se turizmi është sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mundësi e re për të rritur investimet në Rahovec.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë për këtë qëllim!”, ka theksuar ia në fund. /RahoPress/