Nis ndërtimi i kompleksit për aktivitetet kulturore në Dejnë

Drejtoresha për Kulturinë, Rini dhe Sport në Rahovec, Bjondina Kleqka, ka njoftuar se kanë nisur punimet në ndërtimin e një projekti infrastrukturor për aktivitetet kultutore në Dejnë.

Ajo ka thënë se projekti është i një rëndësie të veçantë, për banorët e fshatit si dhe për drejtorinë që ajo udhëheqë.

Kleqka shkruan:

Fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i infrastrukturës për aktivitete kulturore në Dejnë”.

Bashkë me kryetarin e komunës Smajl Latifi dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Përparim E. Krasniqi, ishim prezent në fillimin e punimeve në rregullimin e tribunës në kuadër të këtij projekti.

Një projekt i tillë, është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për fshatin Dejnë dhe banorët e tij, por edhe për DKRS-në, e cila vazhdon investimet në kulturë, duke i përkrahur krijuesit dhe duke i motivuar për sa më shumë organizime të tilla.

Vazhdojmë….👏

Reklama