Nis ndërtimi i parkut në Pataqan të Epërm

Drejtori i Urbanizmit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se sot së bashku me nënkryetarin e Rahovecit, Fatmir Iska, ka qëndruar në Pataqan të Epërm, ku ka nisur puna për rregullimin e një këndi të gjelbë apo parku.

“Ky do të jetë edhe një vend më shumë për banorët e fshatit për ta kaluar kohën e lirë në hapësira të jashtme. Ta gëzojnë banorët!”, ka shkruar Zhuniqi.

Reklama