Nis ndërtimi i një fushe tenisi në Rahovec

Sot ka nisur ndërtimi i një fushe tenisi në Rahovec.

Kryetari Smajl Latifi ka njoftuar se ky projekt do të financohet nga Komuna, duke thënë qëllimi është që të zgjerohen hapësirat sportive për të rinjtë dhe të rejat.

“Sot, me bashkëpunëtorë, përuruam fillimin e punimeve për ndërtimin e fushës së bukur të tenisit, e financuar nga Komuna e Rahovecit. Me realizimin e këtij projekti, të rinjtë dhe të rejat do të kenë një mjedis sportiv të ri dhe me standardet më të larta. Urime!”, ka shkruar Latifi.

 

Reklama