Nis ndërtimi i fushës sportive në Dejnë

Ai ka theksuar se Rahovecit i mungojnë fushat sportive, si mundësi për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit për qytetarët.

Sot ka nisur ndërtimi i njërës prej këtyre fushave sportive, në fshatin Dejnë, ndërkaq, pritet që të ndërtohen edhe tri të tjera në Rahovec, Kramovik e Opterushë.

Njoftimi i plotë:

Për momentin, Komunës së Rahovecit i mungojnë shumë fushat sportive në lagje të qytetit dhe fshatra, si një mundësi për zhvillim sportiv dhe rekreacion për qytetarët tanë!

Sot kemi filluar realizimin e një prej planeve tona kryesore për Rahovecin, ndërtimin e fushave sportive në disa fshatra dhe qytet. Punimet i kemi filluar në fshatin Dejnë.

Së shpejti do të fillojmë ndërtimin e fushave sportive edhe në Rahovec, Kramovik e Opterushë.

nIS NDë

 

Reklama