
Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se komuna ka nisur largimin e vegjetacionit nga segmenti rrugor Opterushë-Reti.
Ai ka njoftuar se këto punë po i kryen kompania “EkoDrinia”.

“Ka filluar largimi i vegjetacionit në segmentin rrugor Opterushë-Reti! Duke falenderuar kompaninë Eko Drinia sh.p.k, që po kujdeset sot në pastrimin dhe zgjerimin e shtresës rrugore”, ka njoftuar Krasniqi.
