Nis intervistimi i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka hyrë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë

Veseli sot do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës në Hagë, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraqitja e Veselit para Speciales ishte paraparë për 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.

Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës së hënë për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

Reklama