Nis fasadimi dhe ngjyrosja e shkollës “Rudolf Walther” në Dejnë

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka njoftuar se sot ka filluar fasadimi dhe ngjyrosja e mureve të jashtme të objekteve shkollore të shkollës “Rudolf Walther” në Dejnë dhe paraleles së ndarë në Dobidol.

Morina ka njoftuar se kompania e fasadimit “CANI”, ka shprehur vullnetin që punët e fasadimit t’i kryej vullnetarisht, pa ndonjë kompenzim.

“Pasi kanë marrë furnizimin me materialet e nevojshme nga DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës së bashku me kryetarin e fshatit z.Muharrem Morina ndërmorrën iniciativë që të bëjnë fasadimin dhe lyerjen e mureve të jashtme të dëmtuara të shkollës. Kësaj iniciative ju bashkuan edhe firma “CANI” me pronar z.Hasan Tahir Hotin, i cili së bashku me punëtorët e tij, në mënyrë vullnetare pa kurrfarë kompenzimi po kryejn një punë shumë profesionale”, ka njoftuar Morina.

Ai, në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim, ka falënderuar përfaqësuesin e firmës “CANI” për vullnetin dhe punën e tij profesionale.

“Gjithashtu përgëzoj për angazhimin dhe përkushtimin kryetarin e fshatit dhe Këshillin Drejtues të Shkollës! Punë të mbarë dhe suksese!”, ka shkruar Morina.

Reklama