Nis dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka nisur procesi i vaksinimit të profesionistëve shëndetësorë me dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneca”.

Profesionistët shëndetësorë që sot po imunizohen ndaj COVID-19 me dozën e dytë të vaksinës, më 29 mars 2021 kishin marrë dozën e parë dozën e parë.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeçare.

Javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID.

Kosova aktualisht është duke vazhduar të vaksinojë qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe Bashkimi Evropian për imunizim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës./KP

Reklama