Nis asfaltimi i rrugës transite në Rahovec, pas 8 viteve zgjidhen problemet pronësore

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës transite në Rahovec.

Ky projekt është nisur tash e 8 vjet por nuk ka mundur të finalizohet për shkak të problemeve pronësore, të cilat janë zgjidhur së fundmi.

Siç njoftojnë nga Komuna e Rahovecit, kjo rrugë do të ndihmojë shumë në lehtësim të qarkullimit të qendrës dhe rrugëve të brendshme të qytetit.

Ndërtimi i kësaj rruge është mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës.

 

 

Reklama