Nis asfaltimi i rrugës Rahovec-Hamoc-Brestoc-Fortesë

Drejtori i Shërbimeve Publike ka njoftuar e tashmë kanë nisur punimet për asfaltimin e shtresës së parë të  rrugës Rahovec-Hamoc-Brestoc dhe Fortesë.

Sipas drejtorit Krasniqi, kjo rrugë është arterie e rëndësishme për qytetarët e Rahovecit.

“Sot filluan punimet në asfaltimin (shtresa e parë) e rrugës Rahovec – Hamoc – Brestoc dhe Fortesë. Ky segment rrugor është një artierie shumë e rëndësishme për qytetarët e Rahovecit dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, llogaritet si unaza e dytë pas rrugës transite mbi qytet”, ka shkruar ai.

Reklama