Sot ka nisur asfaltimi i rrugës së Krushë së Madhe në drejtim të Randobravës.
Si njofton kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, këtë projekt po e mbështet Ministria e Infrastrukturës pas kërkesës nga Komuna e Rahovecit.
‘’Ky investim kapital ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit për qytetarët dhe lidhjen më të mirë ndërmjet komunave Rahovec dhe Prizren’’, ka shkruar Latifi.