Nipi i Shejh Myhedinit, Shejh Besimi, dekorohet me medaljen Gjergj Kastrioti nga Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka dekoruar me medaljen Gjergj Kastrioti Shejh Besim Shehun, prijësin e Teqes së Madhe të Halvetive në Rahovec.

Shejh Besimi është po ashtu edhe nipi i Heroit të Kombit dhe atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu.

Haradinaj ka qëndruar sot në Rahovec, për të zbuluar shtatoren e Shejh Myhedini në 21-vjetorin e tij.


Kjo shtatore është ngritur nën patronazhin e Kryeministrisë së Kosovës, ndërkaq mjetet financiare janë siguruar nga Komuna e Rahovecit.

Haradiaj, Shejh Myhedinin e  ka vlerësuar si frymëzim të veprimtarisë atdhetare, edhe sot, 21 vjet pas rënies së tij.

Reklama