Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë si shenjë falënderimi

Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet ngjyrave ndriçuese, Qeveria e Kosova ka falënderuar Kroacinë për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod, ku vdiqën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Mirënjohje dhe respekt të veçantë Qeveria ka shprehur për kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar bashkëqytetarët e lënduar dhe institucionet e Kosovës.

‘’Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit’’, thuhet tutje në njoftimin e Qeverisë.

Image
Reklama