Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Një vajzë kidnapohet e pastaj dhunohet në një motel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Një femër është kidnapuar në pikë të ditës nga një person, i cili e ka futur atë në makinë dhe e ka dërguar pastaj në një motel aty ku edhe e ka dhunuar.

Ky person, sipas policisë, madje ka bërë edhe fotografi e incizime të tjera derisa po e kryente aktin. E krejt në fund, ai ia ka vjedhur viktimës edhe dokumentet personale dhe një shumë të parave.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel të Veternikut.

“Veternik, Prishtinë 27.06.2019-10:00-15:0. Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash”,

Policia po i vazhdon hetimet. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti.

Reklama