Ngecja e anijes në Kanalin e Suezit bllokon 9.6 miliardë dollarë mallra në ditë

Anija gjigante Ever Given e cila ka ngecur në Kanalin e Suezit, po mban të bllokuara për qarkullim rreth 9.6 miliardë dollarë mallra në ditë.

Sipas të dhënave nga Llyod’s List, vlerësohet se brenda ditës qarkullojnë 5.1 miliardë dollarë mallra në drejtim të perëndimit si dhe 4.5 miliardë dollarë mallra në drejtim të lindjes, shkruan BBC.

Ekspertët thonë se mund të nevojiten javë për ta liruar anijen Ever Given.

Sipas tyre, deri në 20 mijë metra kub rërë duhet të hiqen në Kanalin e Suezit për ta liruar anijen gjigante ‘Ever Given’ që ka mbetur e bllokuar nga e marta.

Reklama