Nga zona e gjelbër, Rahoveci kalon në zonën e verdhë – rriten rastet me koronavirus

Drejtori i Administratës në Komunën e Rahovecit, Samir Mustafa, ka njoftuar se pas rivlerësimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Rahvoecit është kategorizuar në mesin e komunave me rrezik të mesëm nga Covid-19.

Deri tani Rahoveci ishte në listën e komunave me rrezik të lehtë, apo në zonën e gjelbër, mirëpo me rritjen e rasteve, kategorizimi ka ndryshuar.

Njofimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,

Ju informoj se sot kemi pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin janë miratuar masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, në Komunën e Rahovecit.

Sot, Rahoveci, është kategorizuar si komunë me rrezik të mesëm të infeksionit si rezultat i trendit të rritjes së rasteve Covid-19. Po përballemi me një situatë mjaft të vështirë, andaj ju lutem vazhdoni t’i respektoni masat parandaluese dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, sepse beteja me armikun e padukshëm Covid-19 po bëhet çdo ditë e më e vështirë.

Dështimi i respektimit të këtyre masave në çdo rast i nënshtrohet masave ndëshkimore në përputhje me Ligjin.

 

Reklama